Sunday , May 31 2020
Home / Shkrime / Kampi i Çegranit dhe loti i Kosovës

Kampi i Çegranit dhe loti i Kosovës

Shkrim nga Nafi Çegrani

Kaluan shumë vite që nga 1989, por kujtesa dhe historia e asaj kohe nuk do të humbet në asnjë moment. Lufta që përjetuarn shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 preku çdo shqiptar, ndërsa ata u strehuan nëpër shumë fshatra e qytete të Maqedonisë. Një ndër ato ishte edhe qëndrimi me numër më të madh prej afro 60.000 refugjatë u vendosen nën çadra në Rudinat e kësaj ane rrëzë Malit të Thatë dhe afro 12 mijë u vendosën nëpër familje dhe shtëpia private në fshatin Çegran të Gostivarit. Aty NATO arriti që për 6 orë të sistemoj kamp refugjatësh për më shumë se 60 mijë persona.

Më pas, nga ky kamp me tende dhe çadra të bardha shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët në atë kohë ishin vendos aty, u patën shpërndarë në tërë botën. Disa patën udhëtuar me aeroplanë kush në Turqi e kush në Amerikë dhe gjer në Alaskë, Australi dhe Zelandë të Re. U shpëndanë në të gjitha meridianet e planetit…ku shumica e tyre ende jetojnë gjithandej, pos një numër i vogël të cilët pas Luftës janë kthyer në Kosovë dhe sërish ka filluar të lëviz RROTA e madhe e historisë dhe jetës njerëzore kosovare!

***

Edhe plaku hijerëndë kosovar kujtohet :
,, Kolona njerzish pa ndërpre iknin duke i lëshuar shtëpitë e tyre. Nuk dinim kah shkojnë, por e dinim se po ikin. Kuptuam së janë banorë të laxhëve periferike të qytetit që i kishin dëbuar më forcë nga shtepitë. Banorët e laxheve të rrezikura leviznin prej një laxhe në tjetren, kurse një pjesë drejtohej në Stacionin e autobusave dhe të trenit në Prishtinë. Pa nderpre kolonat e automjetëve më familje shkonin në drejtim te kufirit të shtetit të Maqedonisë e Shqiprisë,-thotë plaku nga Prishtina dhe vazhdon më tej:,,Situata gjithnjë e më shumë vjen duke u keqësuar e rreziku për jetë duke u shtuar. Afër apartmentit ku jetonim vrenim grupe të paramelitarëve dhe të shumë patrollave policore e ushtarake. Poashtu jo larg apartmentëve të banimit vrenim kolona të mëdha , kryesisht gra, femije, pleq e plaka. Ecnin si të hutuar e të pa krye, pa qellime të caktura, por më të vetmin qellim me u strehuar kudo për të shpetuar. Ishte atmosferë trishtuese dhe e dhimbëshme.
Të perkujton sqenat nga filmi “Nëntori i Dytë”. Secili i bente pytje vetëvehtes athue sot a nesër duhet te ikim nga shtepija dhe qyteti. Qendrimi në Prishtinë më nuk ishte i pamundur.

Tani i erdhi radha laxhes ku jetonim. Shumë policë e paramelitar të armatosur deri në dhembë rrethuan aprtamentet e banimit. Duke shtirë më armë në ajr urdhruan që shqiptarët të largohen prej banesave. Urdhërat ishin të prera më afatë të caktuar l0-15 minutësh që të largohem më kercnim së do të na vrasin. Njerzitë të hutuar e më plote frigë delnin nga banesat e
tyre, më valigje apo edhe pa asgjë nga plaçkat, duke ikur në drejtime të ndryshme, por pjesa më e madhe në drejtim të stacionit hekurudhor në Prishtinë. Ishte dite e shtunde, mengjesi i 3 prillit. Banusit e pallatit tonë në kolonë u nisem në drejtim të stacionit të trenit. Ishim të detyruar të hypim në tren edhe pse nuk dinim së ku na qonte. Treni kishte më shumë së 20 vagona, por ishte i mbushur përplote udhetarë. Bukur më veshtërsi depertuam në koridor të një vagoni. Në kompoziconin e trenit akoma nuk ishte vendosur makina terheqëse. Pritnim me plotë frigë mos vallë po na dergojnë në drejtim të Nishit. Pas një orë pritje, treni u nis në drejtim të Fushë Kosovës, e pas një qendrimi të shkurtër vazhdoi në drejtim të Maqedonisë. Nuk u ndal në asnjë stacion deri në Bllacë. Zbritem nga treni. Policët na urdhëruan të ecim vetem brenda binarëve duke pohuar së jashtë binarëve janë të vendosura minatë. Mbrrimë në zonën neutrale të kufirit. U takuam me shumë familje kosovare që ishin duke pritur më javë të tëra për të kaluar kufirin. Ne kampin e Bllacës gjetem qindramijra vetë duke pritur në kushte shumë të
vështira nga së Qeveria Maqedonasë kishte mbyllur kufirin.

Një pjesë e të pranishmëve në kamp pritnin kot të rreshtuar tërë natën e tërë diten duke shpresuar se do të hapet kufiri. Në orët e vona të pasditës i ndejknin policët duke përdorur forcën. Sjelljet e policisë maqedonase ishin plotë urrejtje ndaj refugjatëve, urrejtje që nuk mund të përshkruhet më fjalë dhe përdorimi i forcës ishte antinjerëzor. Më plotë të drejtë refugjatët edhe sot Bllacën e quajnë “kamp nazist i përqëndrimit”.

Pas disa ditë qendrimi u hap kufiri dhe na derguan në kampin e NATO-s në Stankovec në periferi të Shkupit. Këtu kushtet jetsore ishin më të mira nga se ishim nën përkujdesjen e NATOs. Pas disa ditësh qëndrimi në këtë kamp, bashkë më shumë refugjatë u vendosem në kampin e përgaditur në Rudinat e Çegranit afër Gostivarit. Aty gjetëm shumë familje bujare shqiptare. Aty gjetem mirëpritje e ngrohtësi vëllazërore. Ne disa familje (por ishim me qindra) u vëndosëm nëpër shtëpi të fshatit.Nikoqirët në çdo mënyrë bënin përpjekje më na i lehtsuar vuajtjet e preukupimet tona.Na jepin bukë, kryp e zemër.Uleshim e hanim në një sofër!

Mirëpritja, kujdesi, respekti e bujaria e shqiptarëve që jetojnë në Çegran, por edhe në Forinë, fshat aty afër, ishte në nivel shumë të lartë. Dispononin më ndjenja të forta patriotike e kombëtare, më etikë humane e më dashuri të madhe vëllazërore ndaj nesh shqiptarëve të dëbuar nga vatrat tona, nga Kosova. Përherë ishin aty afër për të na i zbutur brengat e për të na dhënë kurajo për të ardhmen më të mirë të Kosovës dhe për një lumturi për gjithë shqiptarët.
Të refugjatë kosovar në kujtimet më të mira do të mbeten sjellja, fisnikëria dhe mikëpritja sipas traditës shqiptare edhe e shumë qytetarëve të tjerë të Gostivarit dhe rrethinës…
Ne që ishim vendos nëpër shtëpia dhe familje, si në mëhallen Muje, Like, Loke, Ballise, Zhupane,Sallake, Toke, Karraje, Qose dhe Kome e Biçake etj.shpesh shkonte edhe në kampin e refugjatëv në Çegran dhe takoheshim me bashkëkombasit tanë nga Kosova. Shumica prej nesh dhe atyre në kamp, kërkonim të afërmit tanë dhe të bënim BASHKIMIN FAMILJAR ! E falnderojm z. Nafi Çegrani i cili me RTV e tij ,,Zeri i Çegranit,, i cili lidhej edhe me freguencat dhe valet e ,,Zerit të Amerikës,, me TVSH dhe Radion e Tiranës, dhe kjo ndihmë na ka hap rrugët e shtegëtimeve dhe gjetjes së njëri-tjetrit në meridianet e botës kah ishim shpërdarë. Takoheshim edhe me refugjatë të tjerë nga Kosova të cilët gjendeshin në Negotinën e Pollogut, në Neproshtën të Tetovës,ose edhe në Shkup, dhe shumicën prej tyre i merrnin dhe sjellnim këtu ku i kishim kushtet më mira.Tek vëllezërit Tefik Rexhepit ishin vendos tre familje vëllazërit Xhemal Derguti nga Ferizai, te shtëpia e Irfan Rexhepit i cili gjendej në Amerikë, ishin vendos publicisti i noihur Ali Llunji me tre djemt dhe nuset e tyre, ku ishin nën kujdesin më të mundëshëm me ushqim dhe veshëmbathje. Nuk mund të harrohen Njazi Kadriu e Ferit Nuradini nga qyteti i Gostivarit, Safi Miftari nga fshati Ravën, Halim Shaqiri nga fshati Debresh dhe shumë e shumë të tjerë që më përkushtim të madh ishin në sherbim të refugjatëve. Pothuja të gjithë qytetarët e Gostivarit kishin një kujdës e respekt të shtuar ndaj refugjatëve, sidomos në godinën e TV Çegranit ku 2-3 banjo me bojlera e ujë nxehtë për larje dhe sherbime të tjera higjenike i kishim gratisë. I falnderojmë Nafi Çegranit!-, përfundonte burri tjetër tipik dhe me fytyrë hije rëndë nga Kosova.

…Ata iu kishin nënshtruar urisë e smundjeve të ndryshme dhe luftonin për jetë apo vdekje. Vetem një popull që ka për ideal lirinë mund të duroj të gjitha këto vujtje e sakrifica dhe më në fund të trijumfoi bashkë me Kosovën ku rriten lule të kuqe bozhuri!

About ArmendZekjiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *