Wednesday , July 15 2020
Home / Njoftime / “Rezistenca” që u solli fitore banorëve të Çegranit

“Rezistenca” që u solli fitore banorëve të Çegranit

Fitore e madhe për Çegranin. Kështu e quajnë banorët e këtij fshati shfuqizimin e marrëveshjes për eksploatimin e lëndëve minerale në fshatin Çegran. Ky fakt, duket se ka gëzuar lëvizjen “Rezistenca” e cila ishte themeluar për të kundërshtuar këtë gurore.

Arben Iseini, një nga themeluesit e lëvizjes “Rezistenca”, kujton debatet e nxehta, mes banorëve, qeverisë dhe komunës së Gostivarit, megjithatë thotë se fitorja është e tyre si banorë, për çka ka falenderuar çdo individ apo institucion që ka ndihmuar procesin.

Banorët e Çegranit asokohe assesi nuk pranonin që rrëzë fshatit të tyre të fillohet me gërmime për lëndë minerale, për shkak se druanin nga frika e detonimeve që mund të shkaktonin dëme materiale, por edhe nga pluhuri që gjithashtu do të cenonte shëndetin e tyre.

Atëkohë, fund i vitit 2019, si ministri i ekonomisë Kreshnik Brekteshi, po ashtu edhe kryetari i komunës së Gotivarit Arben Taravari, u zotuan se në rrugë ligjore nuk do të lejonin fillimin e punës në këtë gurore. / burimi TVGlobi

About ArmendZekjiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *